top of page
Rechercher

Koncepti ‘AirTouch’ i BMW e kthen tërë veturën në ekran me prekje (Foto)

  • Auto (Techno)
  • 5 janv. 2016
  • 1 min de lecture

Në ngjarjen e fundit të CES, BMW prezantoi makinën e ardhshme me bashkëveprim njerëzor, me një kontroll të gjesteve, kapacitet ky i cili debutoi herët në 2015 në seritë e reja 7.

Edhe njëherë, BMW do të shfaqë një formë të re të sistemit të kontrollit në CES 2016 javën e ardhshme – sistemin AirTouch, siç po e quajnë ata, i cili tingëllon si një version më i avancuar i sistemit të kaluar.

Sistemi aktual është i kufizuar në vetëm disa kontrolle bazike – si vëllimi i zërit, për shembull – por AirTouch e kthen tërë veturën në një mjedis i cili operon si ekran me prekje, transmeton Techno.

Në thelb, kjo do të thotë se ju mund t’i përdorni duart tuaja për ta kontrolluar tërë ekranin me prekje të veturës – dhe këtë mund ta bëjë jo vetëm shoferi, por edhe pasagjerët.

Ky sistem i ri pritet të debutojë në disa modelet të BMW, që së pari pritet të vijë tek i8 Spyder i cili do të prezantohet në CES si një automjet ‘demo’ me sistemin AirTouch.


 
 
 

Comments


Follow Us
  • Facebook Social Icon
  • Facebook Basic Black
  • Instagram Social Icon
  • YouTube Social  Icon
Sharkoni Kanalet shqiptare

Sharkoni Kanalet shqiptare

bottom of page